Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe është më shumë interes i Serbisë se sa nevojë e serbëve.
I pari i qeverisë ka thënë nga Amerika po ashtu se nga të gjitha letrat që ai merr nga serbët e Kosovës, asnjëra prej tyre nuk është për asociacionin.
Ai ka folur për Zërin e Amerikës, edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se Kosova dëshiron bisedime parimore.
”Ne asnjëherë nuk kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë që ato duhet të jenë bisedime parimore. Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale, rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve, e cila bëhet me dialog, i cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje të obligueshme të përqendruar tek njohja reciproke. Dhe këtu kemi dakordim të plotë me Blinken”, ka shtuar Kurti.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...