Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, e cila nis sot dhe zhvillohet në Çikago e që është i ftuar si kryeministër dhe si kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kuvendin Kombëtar të Demokratëve kryeministri Kurti e ka cilësuar si historik për faktin siç u shpreh ai, për rrethanat e papara e të papërjetuara edhe nga vet SHBA dhe në të njëjtën kohë vërejtjet një entuziazëm e vitalitet i demokracisë që është unik për mbarë botën.
Kurti tha se ai është i ftuar si kryeministër i një shteti demokratik dhe si një kryetar i një subjekti politik socialdemokrat, derisa përmendi trendet e zhvillimit ekonomik të vendit, që sipas tij është një zhvillim i hovshëm, si dhe për liritë e të drejtat e njeriut si dhe lirive të medieve, Kurti tha se Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor.
“Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet kur është çliruar Kosova para 25 vjetëve. Nuk është dashur të jetë e mbyllur kur është pavarësuar Kosova 16 vjet më parë. Është dashur të jetë e hapur edhe para 8 vjetëve në bazë të marrëveshjes së Brukselit e planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefishë të vonuar për shumë vjet. Ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat e kapitalin në të dy anët e lumit Ibër, të ketë sundim të ligjit që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vet frymëmarrjen e shteti demokratik”, ka thënë Kurti nga Çikago.
Ai theksoi se po dëgjohen me vëmendje gjitha vërejtjet e sugjerimit e partnerëve ndërkombëtarë, duke shtuar se është optimist se do të ketë sundimit të ligjit, liri të lëvizje në njërën anë, por edhe paqe e siguri në anën tjetër .
Kurti tha se hapja e urës mbi lumin Ibër nuk është kundër askujt. Sipas tij ura është për të gjitha komunitetet.
Kreu i qeverisë tha se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të fuqishme.
“Marrëdhëniet që po i ndërtojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të fuqishme se kurrë”, tha Kurti.
“Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë shumë arsye që të jenë krenarë me Republikën e Kosovës më shumë se asnjëherë më parë e për zhvillimin e ndërtimin e së cilës kanë kontribuar si askush tjetër”, tha, mes tjerash, Kurti.
LEXO EDHE:
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...