Kurti: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

08:45 | 9 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po bëhen çdo ditë e më të afërta.

Ky deklarim i Kurtit vjen pas darkës së mbrëmshme me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, i cili gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Klankosova.tv.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.

Kujtojmë se Dendias dje është pritur nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe është takuar me presidenten, Vjosa Osmani./arbresh.info/

https://twitter.com/albinkurti/status/1534764535038484480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534764535038484480%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkurti-pas-darkes-me-dendias-marredheniet-kosove-greqi-po-afrohen-cdo-dite-e-me-shume%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme