Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke numëruar të arriturat në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri gjatë tre viteve ka thënë se me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër.
Sipas tij, ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm, shkruan Arbresh.info.
“Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten.”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, kryeminitsri theksoi se në vitin 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar.
“E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët.”, ka shkruar mes të tjerash ai.
“Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave.”, shtoi ai.
Ai tha se gjatë këtyre viteve, prej marrëveshjeve bilaterale, 58 u nënshkruan.
Gjatë këtyre tri viteve, Kurti theksoi se e janë mbajtur edhe dy mbledhje fizike të përbashkëta të qeverive tona.
“Thjeshtësimi i procedurave burokratike, lehtëson qasjen e qytetarëve tanë në shërbime por edhe jetën e tyre të përditshme. Pajisja me leje qëndrim tashmë merret më shpejt e me më pak procedura.”, u shpreh ai.
Kurse, sa i përket legalizimit të dokumenteve, Kurti tha se kanë hequr mes nesh kërkesat për vulë apostile.
“Gjithashtu kemi nënshkruar marrëveshje me Republikën e Shqipërisë për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësuesit në të dy vendet.”, ka shkruar ai.
“Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar lëvizin më lirë me funksionalizimin e 26 vendkalimeve të veçanta. E ndërmjet fshatrave ndërkufitare kemi filluar të ndërtojmë rrugë që na lidhin edhe më shumë, edhe më lehtë, për më shumë shkëmbime e më shumë turizëm malor.”, u shpreh ai.
Shefi i Qeverisë tha se ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.
“Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër.”, tha mes të tjerash kryeministri.
Po ashtu sit ë arritur, Kurti përmendi edhe hapjen e korridoreve ajrore.
“Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova.”, shkroi Kurti.
Kurti u shpreh se Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë.
“Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...