Kurti-Macronit: Plani franko-gjerman, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme

19:19 | 10 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin që ka realizuar ai dhe Presidentja, Vjosa Osmani me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee.

Kurti ka thënë se me Macronin kanë folur edhe për propozimin franko-gjerman, duke thënë se shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.

“Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme