Google ADS

Kurti: Luftojmë me gratë për shumë të drejta

11:17 | 8 Mars 2023
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kurti ka vlerësuar lartë rolin e grave që kanë folur publikisht për dhunën seksuale që e kanë përjetuar gjatë luftës.

Tutje shtoi se do të vazhdojnë të këmbëngulin që të mbijetuarave nga dhuna seksuale t’u njihet statusi.

“Sot nderojmë e kujtojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim ta shërojë. Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”. “Një proces i rëndësishëm për historinë dhe shtetin tonë dhe një parakusht për ndërtimin e paqes në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Krasniqin që është avokuese e zëshme në vendin tonë dhe ndërkombëtarisht”. “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, nderojmë sukseset që i kanë arritur historikisht. Nderojmë ato gra që nuk janë më, luftojmë me gratë për shumë të drejta dhe barazi”, është shprehur shefi i ekzekutivit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme