Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur lule të freskëta dhe ka bërë homazhe para arkivolit të skulptorit Luan Mulliqi, të vendosur në hollin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
I shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ҫeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të profesorit Mulliqi, pwrcjell Arbresh.info.
Ndërsa, në Librin e Zisë, Kryeministri shkroi: “Shumë mend dhe mund është dashur për punët e mëdha që bëri dhe veprën madhështore që na e la ne. Akademik e profesor, intelektual e artist, qytetar e patriot, Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave që shënojnë sheshe e rrugë në vendin tonë e në aq shumë vende tjera anekënd botës”.
Skulptori Luan Mulliqi ndërroi jetë të shtunën.
Lajmin për vdekjen e Mulliqit e ka bërë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Mulliqi, aty ishte anëtarë korrespodent dhe sekretar shkencor i Akademisë.
Ai po ashtu ishte edhe drejtor i Galerisë së Arteve./Arbresh.info./
Lexo edhe:
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...