Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e rënies së Luan Haradinajt ka thënë se ai kaloi kufirin prej studentit te luftëtari me armen e vet dhe me armë për shokë.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se vështirë të ketë pasur ushtri çlirimtare si e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për luftëtaret tjerë.
Postimi i plotë i tij:
Në 24 vjetorin e Luanit
Luan Haradinaj e kalonte kufirin prej studentit te luftëtari me armën e vet dhe me armë për shokë.
Luan do të thotë të kalosh kufirin mes mënyrës studente dhe asaj luftëtare. Nuk është e rendit të përditshëm kjo dashuri e dyfishtë për lirinë: për ushtrimin e mendimit të lirë dhe për jetën e lirë.
Vështirë të ketë pasur dikund tjetër ndonjë ushtri çlirimtare si kjo e jona që ka aq shumë dëshmorë të cilët ranë duke bartur armatim për të tjerë luftëtarë që do të bëhen dëshmorë më pas.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...