Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka listuar të arriturat e qeverisë në sektorin publik dhe shëndetësi.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se qeveria ka miratuar dy nga projektligjet më të rëndësishme të reformës së administratës.
– Projektligji për Zyrtarët Publik; dhe
– Projektligji për Paga në Sektorin Publik.
Ai ka shtuar se me Ligjin për Zyrtarët Publikë janë krijuar, ndër të tjera, të gjithë mekanizmat e duhur për një serë çështjes.
– Rekrutime të hapura për të gjithë nga jashtë dhe brenda administratës publike;
– Rigjenerim dhe përforcim të kapaciteteve njerëzore (mërgata, praktika për të rinjtë e të rejat);
– Hapja e sistemit për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në pozitat drejtuese;
– Përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në çdo kategori;
– Mundësi të barabarta për punësimin e personave me aftësi të kufizuara;
– Jetësim i konceptit të karrierës;
– Mundësi reale për ngritje në karrierë përmes mekanizmit të mandateve me kohë të caktuar në nivelet menaxheriale;
– Matje e drejtë e performancës dhe cilësisë.
Ai është lëvduar edhe me Projektligjin për Paga në Sektorin publik.
– Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë;
– Dallimi mes koeficientit më të lartë që është Presidentja, dhe ushtarit të FSK-së është vetëm 3.21 herë; dallimi mes pagës së Kryeministrit dhe ushtarit të thjeshtë është vetëm 2.93 herë;
– Dallimi në mes të Ministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.77 herë, ndërsa dallimi mes Kryeministrit dhe policit të lartë është vetëm 2.88 herë;
– Dallimi në mes të kreut të shtetit, Presidentes dhe mjekut specialist është vetëm 1.5 herë;
– Mjeku specialist në institucionet shëndetësore është në të njëjtin raport me sistemin e drejtësisë në gjykatën dhe prokurorinë themelore, dhe të përafërt me Profesorin e rregullt.
“Kemi përmirësuar furnizimin me barna: përqindja e furnizimit me barna nga Lista Esenciale e Barnave është rreth 70%, ajo me material shpenzues rreth 90% kurse furnizimi me insulina arriti në 100%. Zgjeruam mbulimin e trajtimit me terapi nga lista komplementare (për fibrozë cistike). Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Funksionalizuam Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor. Hapëm depon e re qendrore të vaksinave. Për herë të parë siguruam vaksinat kundër HPV”.
Kryeministri po ashtu ka përmendur ligjin për sëmundjet ngjitëse dhe koncept dokumentin për sëmundjet e rralla dhe atë për shëndetin mendor.
“Me udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj lehtësuam procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve të banuara me shqiptarë”./arbresh.info/
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...