Kryeministri i vendit Albin Kurti ka ndarë në Facebook një përmbledhje të punëve që janë realizuar dhe projekteve që janë në zhvillim e sipër në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Ai ka theksuar se investimet e qeverisë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore për artistët dhe sportistët do të vazhdojnë.
Ai ka thënë se investimet qeveritare për kushte më të mira infrastrukturore në shërbim të artistëve e sportistëve nuk do të ndalen.
Në fushën e sportit ka përmendur renovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, palestrën sportive të Pallatit të Rinisë, ndërtimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë dhe palestrën e re multi-sportive në kryeqytet.
Ndërkaq në kulturë Kurti ka thënë se kanë renovuar amfiteatrin që akomodon Teatrin Kombëtar të Kosovës, derisa sipas tij pritet të nisë edhe rinovimi i sallës së Ateliesë dhe amfiteatrit të dytë ku vepron Teatri ODA dhe shtëpitë e pavarura teatrore të kryeqytetit, si dhe Sallën e kuqe dhe Atriumin.
Restaurimi i TKK-së, Muzeut Kombëtar të Kosovës, sallës së ushtrimeve të Ansamblit Shota, galeria e MKRS-së, ndërtesa e ASHAK, GKK-së, BKK-së janë në procedure e sipër./Arbresh.info
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë