Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të enjte se Ligji i Pagave do të del në diskutim publik javën tjetër.
Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.
Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri para mediave, pas ceremonisë së përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt në Gjakovë.
“E kuptoj që greva është instrument i sindikatave, por sindikatat nuk bën të jenë instrument i bojkotit të Qeverisë e shtetit. Shkolla nuk bën të bojkotohet. Është e drejt elementare e çdo fëmije që të edukohet”.
“Shpresoj se do të vazhdojë mësimi. Asnjë ditë e humbur e mësimit nuk kompensohet kollaj. Ju bëj thirrje prindërve e mësimdhënësve që ta kuptojnë se jemi në një moment historik dhe nuk bën të braktiset mësimi”.
“Sa i përket Ligjit të Pagave, ai tashmë ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik. Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se kurdo herë në të kaluarën”, deklaroi mes tjerash Kurti.
Tutje, u shpreh se për mësimdhënësit i kanë parasysh edhe përgjegjësitë menaxheriale të tyre dhe se do t’i vlerësojnë sipas performancës e përgatitjes profesionale të tyre.
“Nuk ka kurrfarë urrejtje apo hakmarrje ndaj askujt. Por, një gjë duhet ta kuptoni – s’mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjnë. Ata duhet të paguhen për punën që bëjnë sipas meritës. Kjo nuk është jo vetëm çështje e ligjit, por edhe e arsyes së shëndoshë mendore”, përfundoi Kurti. /arbresh.info/
Bislimi priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës, b...
Mikel Arteta i përgjigjet Guardiolës pasi trajneri i Man Cit...
Konjufca priti në takim SBAShK-un dhe pranoi nismën legjisla...
Të mërkurën mbahet konferenca vjetore ndërkombëtare “F...
Mali i Zi, partia e ish presidentit Gjukanoviç fiton më shum...
Hoxha: Sot do t’i përcjell Qeverisë kandidaturën për kreun e...