Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, ka thënë se e dënon faktin që Serbia nuk e ka dënuar agresionin rus.
Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për rezolutën për Ukrainën, Kurti ka thënë se ledhatimi i autokratëve nuk i bënë ata demokrat por i shndërron në diktatorë, raporton arbresh.info
“ 23 vjet nga lufta e fundit ende në Evropë që ndodhi pikërisht ne Kosovë. Ajo që e dimë nga historia është se askush s’duhet të rrijë indiferent. Sulmi ndaj Ukrainës është sulm ndaj lirisë dhe mbi të gjithë ne. Arsyeja pse Qeveria jonë, ky parlament solidarizohet më Ukrainën është se në luftën e tyre për liri në shohim qytetarët tanë, na rikthehet ankthi i dëbimit, na kthehet trauma e luftës e na dhembin plagët e luftës që nuk na është shëruar. Ne e dënojmë edhe mos dënimin e agresorit rusë nga fqinji ynë Serbia. Ledhatimi i autokratëve nuk i bënë ata demokrat por i shndërron në diktatorë. Historia na mëson se viktimat e para të agresorit janë fqinjët e shtetit të diktatores dhe duke ditur këtë fakt në ka kohë që kemi ngritur alarm për fqinjin ton agresiv që nuk është penduar për krimet e kaluara”, tha Kurti./arbresh.info/
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...