Sot është përuruar renovimi i Klinikës së Kardiologjisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në Facebook tha se ky është viti i transformimeve të shëndetësisë publike, shkruan Arbresh.info.
“Pas Klinikës së Urologjisë, radha i erdhi Klinikës së Kardiokirurgjisë. Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së.”, ka shkruar ai.
“Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike.”, shtoi ai./Arbresh.info/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë