Kurti: Kushtetuta pengesë, por duhet ta ndryshojmë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen

14:25 | 4 Mars 2021
S D

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar sot Gjirokastrën si pjesë e fushatës parazgjedhore të degës së partisë së tij në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill .

Kurti foli në Gjirokastër tha se duhet ta ndryshojnë Kushtetutën për ta mundësuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Ne kemi pengesë Kushtetutën Republikës së Kosovës. [..] Neni 1, pika 3 dhe neni 1, pika 1 nuk janë në përputhje, por me vullnet politik, ne duhet të edhe ta ndryshojmë Kushtetutën e Republikës ashtu që Kosova dhe Shqipëria, si shtete të të njëjtit komb, të mund të integrohen dhe bashkohen”, tha Kurti

Kurti shtoi se është krenar që e ka vizituar Gjirokastrën, ku, siç theksoi ai, flamuri liridashës i Shqipërisë së pavarur u ngrit më 4 dhjetor 1912, vetëm shtatë ditë pasi Ismail Qemali e ngriti atë në Vlorë.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, te vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme