Shefja e diplomacisë evropiane takoi kryeministrin e Kosovës, për herë të parë prej se morri detyrën e përfaqësuesës së lartë për politikë të jashtme dhe siguri.
Shefi i ekzekutivit kosovar, përsëriti se pavarësisht ndryshimeve në strukturat e Brukselit, kushtet për takimin e mundshëm me presidentin serb, për të, mbeten të njejta.
“Ne kërkojmë çdo herë në çdo takim dorëzimin e Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës, ku tashmë prokuroria ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij prej 40 vetash”, tha Kurti.
Takimi u zhvillua pak ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit të cilin Kallas gjithahsgu e cilësoi si sulm terrorist dhe kërkoi që autorët të përballen me drejtësinë.
“Natyrisht që diskutuam edhe për sulmin e fundit që na u bë në Kosovë, eksplodimi i kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok të Kosovës me ç’rast u rrezikua që më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tonë, pra në sulm ka qenë popullsia civile që të ngelet edhe pa ujë edhe pa energji elektrike. Kemi pasur punë jashtëzakonisht profesionale nga organet tona të shtetit dhe kemi arritur që ta sanojmë dëmin por duhet të marrim edhe masa shtesë që asgjë e ngjashme të mos përsëritet” tha mes tjerash kryeministri kosovar.
Ndonëse është thënë gjithnjë se nuk është takim i lidhur me dialogun, procesi i normalizimit të marrëdhënieve ishte temë e pashmangshme. Kallas trashëgoi postin e Josep Borrell, e bashkë me të edhe dosjen e dialogut.
“Insistuam që të mos diskutohet vetëm për dialogun, por gjithmonë kur përmendet dialogu të përmendet marrëveshja bazike. Ne kemi një marrëveshje me Serbinë e ka edhe një ankesë zbatimi nga Ohri, marrëveshja bazike është e arritur e rëndësishme ajo duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet e garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, deklaroi kryeministri Kurti.
Një takim të ngjashëm Kallas e ka zhvilluar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Nga kabineti i Kallas u tha se bisedat në të dy takimet janë fokusura në zhvillimete fundit në rajon, përfshirë situatën në veri të Kosovës, si dhe në procesin e normalizimit mes Kosovës e Serbisë. Shefja e politikës së jashtme evropiane porosity palët se rruga drejt Bruskelit çon nëpërmjet të marrëveshjes së Ohrit.
Sonte kryeministri vendit takoi edhe presidentin e sapoemëruar të Këshllit Evropian Anotnio Costa, dhe do merr pjesë në darkën joformale të cilin Costa e organizon me liderët e Ballkanit Perëndimor./rtk
Kurti ngritë shqetësimin tek presidentin e Këshillit Evropia...
“Mos ma përmend çikën”, përplasje e ashpër mes Xuxit e Gresë...
Kurti sonte takon mërgatën në Bruksel
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...