Google ADS

Kurti: Kur do të blejmë armatim e sa, merret vesh më vonë

20:34 | 4 Qershor 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”, është një adresë e duhur për armatim.

Kurti para gazetarëve tha se kur do të blehet armatim do të merret vesh më vonë, shkruan Arbresh.info.

“Ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë. I kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit dhe korporata Baykar që e prodhon dronin Bayraktar padyshim që është një adresë e duhur që duhet ta kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë tonë por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë e sa, kjo do të mund të merret vesh më vonë”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Kurti ka zhvilluar një vizitë në Turqi ku është takuar edhe me presidentin, Recep Tayip Erdogan.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka vizitaur edhe kompaninë “Baykar” e cila ka prodhuar dronët bayraktar. /Arbresh.info/

Të ngjashme