Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Ukshin Hotin në 25 vjetorin e zhdukjes së tij.
Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova e shqiptarët në përgjithësi nuk kanë një politikan filozof e teoreticien të politikës sikur ai, shkruan Arbresh.info.
“Drejtësia për të nuk ka filluar ende.”, tha mes të tjerash Kurti.
Në këtë ditë, ai kujtoi edhe përvjetorin e vdekjes së heroinës Marte Tunaj.
Kryeministri u shpreh se ajo me guxim tregoi të vërtetën për dhunën seksuale, të përdorur nga Serbia si armë lufte në Kosovë.
“Për këto krime, drejtësia është vonuar. Ҫdo ditë kujtojmë krimet e pamohueshme që Serbia ka kryer në Kosovë.”, shtoi ai.
Kurti tha se 25 vite pas, Serbia jo vetëm që nuk pranon këto krime por ende i fsheh ato.
“Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe përballja me drejtësinë janë të domosdoshme.”, u shpreh shefi i qeverisë.
“Republika jonë nuk ndalet në betejën për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.”, theksoi ai.
“I përkulemi guximit e sakrificës së popullit tonë, që janë udhërrëfim për ecjen tonë përpara.”, përfundoi kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?