Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 22 vjetorin e sulmit terrorist në SHBA duke thënë se sulmi shkaktoi një tronditje globale, e cila sipas tij, pati ndikim më të shumëanshëm të kohës sonë.
Sulmi terrorist i 11 shtatorit 2022 në Kullat Binjake në Nju Jork, sipas Kurtit ka jehonë pikëprerëse në histori, shkroi Arbresh.info.
I pari i ekzekutivit kosovarë me anë të një postimi në Facebook, tha se edhe pas dy dekadave, SHBA-ja vazhdon ti prij luftës globale kundër terrorizmit, dhe theksoi se edhe Republika e Kosovës është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët.
“Të martën e 11 shtatorit 2001, në orët e hershme të mëngjesit, 19 persona të trajnuar dhe të lidhur me grupin terrorist Al-Kaida i rrëmbyen katër avionë me pasagjerë civilë. Në sulme vetëvrasëse terroriste, dy nga avionët më pas i përplasën mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një në godinën e Pentagonit në Uashington D.C., teksa i katërti u rrëzua pa goditur ndonjë cak të paracaktuar. Gjithsej 2977 persona vdiqën, mes të cilëve edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori”, shkroi Kurti.
“Në vitet në vijim, shumë organizata dhe grupe të ndryshme terroriste nëpër botë, u trimëruan dhe u frymëzuan nga sulmet e 11 shtatorit, duke shkaktuar mijëra viktima në sulme terroriste nëpër shumë vende të botës. Atë kohë, administrata amerikane e Presidentit George Ë. Bush, u zotua që terrorizmi kurrë nuk do të ngadhënjejë. Më shumë se dy dekada nga atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët. Sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike”, tha Kurti.
Më tej, kryeministri teksa thekson se terrorizmi është kufizuar shumëfish me vrasjen e terroristit Osama bin Lade, shtoi se ende vazhdon të mbetet kërcënim për sigurinë botërore.
“22 vite pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Al-Kaida është më e dobët se kurrë më parë, ndërkohë që i është vrarë lideri i dikurshëm Osama bin Laden si dhe i janë kufizuar shumëfish mundësitë dhe hapësirat e veprimit. Terrorizmi në nivel global ka marrë shumë goditje, por ai vazhdon të mbetet një nga kërcënimet më të paparashikueshme për sigurinë botërore, një kërcënim i atillë që nuk duhet të injorohet dhe që duhet konsideruar në çdo përllogaritje të vigjilencës së institucioneve shtetërore të sigurisë”, tha tutje Kurti.
Në fund të shkrimit të gjatë, Kurti shtoi se demokracia dhe drejtësia, barazia dhe pluralizmi, liritë dhe të drejtat, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi.
“Në javët e para që pasuan sulmet e 11 shtatorit 2001, në kontekst të sulmeve terroriste dhe pikërisht në Nju Jork, filozofja italiane Giovanna Borradori, realizoi një sërë intervistash me dy nga filozofët më të rëndësishëm të kohës sonë: gjermanin Jürgen Habermas dhe francezin Jacques Derrida. Ato u botuan në një libër me titull: “Filozofi në një kohë terrori: dialogje me Jürgen Habermasin dhe Jacques Derridan”.“
“Aty, në një nga përgjigjet e tij, Jürgen Habermas ka thënë: “Edhe nëse Evropa nuk zgjohet për ta luajtur rolin e vet qytetërues siç duhet, fuqia në ngritje e Kinës dhe fuqia në rënie e Rusisë, nuk përshtaten brenda modelit të paqes amerikane (Pax Americana) aq thjesht. Në vend të llojit të veprimit të policit ndërkombëtar të cilin kishim shpresuar ta shohim gjatë luftës në Kosovë, ende ka përsëri luftëra – të zhvilluara me teknologjinë më të fundit, por ende në stilin e vjetër.” “
“Kjo vërejtje kaq vizionare e mendjes së ndritur të “teorisë kritike”, filozofit gjerman Jürgen Habermasit, sot ka një forcë edhe më të madhe vërtetësie, si për shembullin e dhënë nga roli i ShBA-ve gjatë luftës në Kosovë, ashtu edhe për nevojën e bashkëpunimit të Evropës dhe ShBA-ve, në kontekstin e “fuqisë në ngritje të Kinës dhe fuqisë në rënie të Rusisë”. Demokracia dhe drejtësia, barazia dhe pluralizmi, liritë dhe të drejtat, thajnë çdo kënetë ku mbin terrorizmi”, tha në fund Kurti./Arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...