Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar protestën e 29 shtatorit të 2018, e cila u mbajt nga subjekti që drejton ai.
Kurti përmes një postimi në Facebook tha se kjo ishte një protestë ku po mbrohej republika, po ashtu Kurti ka shkruar se ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova, njofton arbresh.info
Postimi i plotë i Kurtit:
Dy vjet u bënë sot nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës. Sheshet “Skënderbeu” e “Ibrahim Rugova” si dhe bulevardi “Nëna Tereze” në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej “shkëmbim territorial”, herë “razgraničenje”, e herë “korrigjim kufiri” me “kompromis të dhimbshëm”.
Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/973183429848208
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...