Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 korrikut, përvjetorit të grusht-shtetit në Turqi tetë vite më parë.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti nderoi dëshmorët e rënë teksa deklaroi se ata dhanë jetën për demokraci, raporton Arbresh.info
“Mes natës së 15 dhe 16 korrikut, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë sepse vendet tona ndajnë miqësi dhe janë partnere aleate me të kaluar historike. Po shpreh gjithë respektin tim dhe të popullit për dëshmorët e 15 korrikut të gjithë popullit turk e për presidentit Erdogan. Shteti i Kosovës mbetet një shtet mik me popullin dhe shtetin e Turqisë. Kosova nuk e harron asnjëherë kontributin e dhënë në Kosovë e ushtarëve turk të KFOR-it. Lidhjet mes dy vendeve reflekton edhe me shkëmbimin mes nesh”, deklaroi Kurti.
Kurti po ashtu përmendi edhe dy takimet që ka pasur me presidentin turk, Recep Taip Erdogan në Stamboll dhe Ankara teksa theksoi edhe vizitat e kabinetit qeveritar të tij në Turqi.
“Forumi i parë ekonomik Kosovë-Turqi pritet të kaloj shifrën 1 miliardë euro”, tha Kurti.
Po ashtu, kryeministri përmendi edhe blerjen e dronëve Bajraktar nga Turqia.
“Turqia strehon komunitetin më të madh të mërgatës shqiptare në botë. Para 10 ditësh isha në Turqi ku me guvernatorin e Izmirit biseduam për gjetjen e mundësive për bashkëpunim në ekonomi dhe arsim. Janë këto vlera të përbashkëta që i mbajnë pranë njëri-tjetrit dy vendet tona. Të përhershme qofshin aleancat mes Kosovës e Turqisë”, përfundoi fjalimin Kurti./Arbresh.info
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës