Google ADS

Kurti kujton 30 vjetorin e sulmit të parë serb mbi Jasharajt në Prekaz

20:06 | 30 Dhjetor 2021
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 30 vjetorin e sulmit të parë serb mbi familjen e komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz.

Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan  për veprën e kryefamiljarit të Jasharajve, Shabanit, kryeministri Kurti thotë se trashëgimia e tij si bujk, mësues dhe prind i shkëlqyer është e përjetshme dhe e pavdekshme.

“Baca Shaban, bashkë me djemtë e tij, me nxënësit e tij më të përditshëm, me bujqit e tij më të ngushtë, më 30 dhjetor të vitit 1991, 30 vite më parë, shprehte vetëdijen më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij. Trashëgimia e këtij bujku, mësuesi dhe prindi të shkëlqyer është e përjetshme, e pavdekshme”, shkruan Kurti./arbresh.info/

Postimi i plotë

Të ngjashme