Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës pas heqjes së barrikadave. I pyetur nëse kriza ka përfunduar, Kurti ka thënë se kriza s’mund të përfundojë përderisa Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se është e nevojshme një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.
Kurti insiston se njohja reciproke mes të dy shteteve është e nevojshme.
“Kriza s’ka përfunduar duke qenë se Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale. Neve na duhet marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk e njohim Serbinë, Serbia s’e njeh Kosovën, neve na duhet njohje-reciproke”, ka thënë Kurti.
Tutje ka thënë e kriza s’ka përfunduar edhe për një arsye tjetër, duke përmendur këtu vendosjen e barrikadave gjatë muajit dhjetor. Kurti për Al Jazeera ka thënë se strukturat ilegale të cilat funksionojnë që nga viti 1999 janë kthyer se fundi në banda kriminale dhe agresiviteti i tyre vjen nga paniku i një Kosove ligjore.
Kurti thotë se ata janë agresiv meqë në Kosovë rendi dhe ligji asnjëherë s’kanë qenë më të fuqishëm
Ndërkohë thotë se barrikadat i vendosen nga frika dhe i hoqën nga frika.
“Kriza ende s’ka përfunduar duke qenë se strukturat ilegale të Serbisë që janë atje nga viti 1999 janë kthyer së fundi edhe në banda kriminale që kanë vendosur barrikada në mes të dhjetorit. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre, pasi e dinë që rendi dhe ligji është në vendin tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe kjo është arsyeja pse ata nga frika i kane vendosur barrikadat dhe nga frika i kanë larguar”, ka thënë Kurti.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...