Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të partisë që ai drejton, Lëvizjes Vetëvendosje.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti ka përmbledhur sukseset e qeverisjes së tij teksa ka theksuar se edhe pas 30 javësh të sulmit terrorist në Banjskë ende nuk ka aktakuzë për përgjegjësin e sulmit, Milan Radoiçiq.
Për këtë rasti, Kurti ka kritikuar sistemin e drejtësisë.
“Sot po hyjmë në javën e 30-të prej sulmit në Banjë nga kryekrimineli Milan Radojiçiç, por ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist që na vrau rreshterin dhe heroin Afrim Banjaku. Sulm për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të ishte problem se lere më java e 30-të në të cilën hyjmë sot”, tha ai.
“Gjysma e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, vetëm 1/3 është e kënaqur me punën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve”, shtoi Kurti.
Mes tjerash, kryeministri ka shtuar se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria e siguria.
“Janë mbyllur 27 rrugë ilegale, janë shkatërruar nëntë laboratorë droge, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Janë sekuestruar alarme e kamera të strukturave ilegale dhe armatim në vlerë prej 15 milionë eurove. Janë ngritur nëntë stacione policore për të rritur sigurinë”, tha kryetari i Vetëvendosjes në fjalimin e tij para anëtarëve të KP-së së LVV-së./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...