Kurti kritikon Jasharajn: Ua dhashë tri oferta, e ata dolën thanë greva vazhdon

12:03 | 13 Shtator 2022
A Z

Kryeministri Albin Kurti sot përmes një konference për media me një ton nervoze ka kritikuar Rrahman Jasharajn me shokë se si pas tri ofertave të tij, ata dolën thanë vazhdon greva, ndërkohë që në takim teksuan se do ta pyesin anëtarësinë.

‘Neve na thanë në takim se do ta pyesin anëtarësinë. Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte : T’i bëjmë pjesë përmbajtjesorë e diskutimeve publike për ligjin për pagat. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët se këtë javë do fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK’në do ta bëjmë reformën e sistemit social për diferencimin e kategorive të ndryshme duke hequr pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune. U zotuam që tek barnat esenciale do shtojmë 10 milionë euro. Thanë se do konsultohen për këto gjëra, kur dolën thanë vazhdon greva. Se di çfarë anëtarësie është ajo që reduktohet në  telefonatë. Ata janë sjellë me mua thua buxheti i Kosovës është para e imja. Më thoshin na ndihmo si vëlla. Si vëlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër. Ka kaluar koha kur kryeministri të ndihmon si vëlla. Duhet të kem parasysh një qasje universal. Ndërkohë që ballafaqohesha me një dëshirë partikulare’’, tha ai.

Ai tha se në takim i është kërkuar që të lëvizë nga pozicioni.

“Në takim më është thënë kryeministër lëviz, por unë të paktën kam lëvizur 10 herë vetëm në drejtim të kërkesave të sindikatave, prandaj për këtë arsye kërkoj që nxënësit të shkojnë në shkolla dhe mësimdhënësit të shkojnë në shkolla. Nuk bën bojkot e grevë shtetit sepse shkolla është shteti. Nuk është e vërtetë që s’ka pasë komunikim, problemi që kemi nuk është përshkak të mungesës së dialogut”, tha ai./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme