Albin Kurti ka kritikuar sot kryetarin e trupit gjykues, Beqir Kalludra duke thënë se nuk pranon gjykimin e një simpatizanit të fashizmit, shkruan arbresh.info
Kjo pasi që Kalludra ditë më parë kishte shpërndarë një video ku ishin edhe thëniet e kasapit të Evropës, Adolf Hitleri.
“Unë jam antifashist dhe nuk pranoj të më akuzoj një simpatizues i fashizmit”, është shprehur Kurti në gjykatë.
Sot po mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku është dhënë fjala përfundimtare e prokurorit të rastit Valdet Gashi, i cili ka kërkuar dënimin e deputetëve të Vetëvendosjes.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./Arbresh.info/
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...