Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim

09:10 | 26 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje për Krishtlindje ka qëndruar në Komunën e Gjakovës.

Atje ai zhvilloi takime me qytetarë dhe vizitoi edhe kishën e  Shën Ndout, shkruan Arbresh.info.

“Dje për Krishtlindje kaluam tërë ditën me vizita e takime në Komunën e Gjakovës. Nga aktiviteti në aktivitet, nga familja në familje me ngrohtësi u pritëm në secilën prej tyre në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë.  Nga Kisha e Shën Ndout te familja Sebi, nga fshati Vogovë në Pjetërshan, nga familja Rasi në fshatin Kusar te familja Domgjoni në Kushavec, Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë e për ta përfunduar vizitën tonë në disa familje në Doblibare.”, ka shkruar Kurti.

Ai tha se Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.

“Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim e në të gjitha këto vizita e takime këto dy vlera reflektonin qartë. Por, edhe unë shfrytëzoj rastin që edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë ata për mikpritjen e tyre dje.”, tha ai.

“Kujdesi, dashuria e sakrifica për njëri-tjetrin qofshin gjithnjë vlerat që na shoqërojnë, sikurse gëzimi e festa mbizotërofshin gjithmonë te qytetarët e familjet tona.”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme