Kurti: Kosovës sonë i urojmë fitore në ndeshjen me Slloveninë

21:19 | 11 Tetor 2020
Arbresh.info

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka uruar fitore për futbollistëve të Kosovës në ndeshjen që zhvillojnë me Slloveninë.

“Në futboll, ndeshja e kaluar i shërben asaj që vjen. Besojmë se rezultati me Maqedoninë e Veriut do të përkthehet në përvojë dhe motiv për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë”.

“Kjo e fundit gjithmonë na ka qëndruar pranë e në përkrahje të popullit tonë. Madje roli i saj, përkatësisht federatës së futbollit, ka qenë përcaktues në përpjekjen tonë të suksesshme për anëtarësim në UEFA”.

” Sot, përballemi për herë të parë me Slloveninë si dy shtete të barabarta, e kundërshtarë të denjë për njëri-tjetrin. Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme