Kurti: Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, por Serbia vazhdon me fushatën e saj të ç’njohjes

21:09 | 3 Mars 2020
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish rreth fushatës që po e bën Serbia për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon me fushatën për ç’njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mire duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.

“Edhe pasi Kosova tregoi vullnet të mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të ç’njohjes. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”, ka shkruar Kurti në Twitter./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme