Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është kthyer nga Zvicra, ku kishte qëndruar gjatë kësaj jave për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Kurti, në një postim në Facebook, ka shkruar se për të tretin vit me radhë, mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror i cili organizohet në Davos.
Ai bëri të ditur se para mbërritjes atje, u ndal në Cyrih, ku ka kaluar kohë me mërgatën tonë, në inaugurimin e sallonit të mobileve dhe prodhimeve të drurit të prodhuara në Kosovë, të 3 biznese nga diaspora jonë në Zvicër. Ndërsa në Bazel, me ministren Hajdari, morën pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku u përfaqësuan edhe 27 biznese vendore nga industria e drurit dhe produkteve të tjera të ndërtimit.
“Sapo mbërritëm në Davos, takuam Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan James C. O’Brien, i cili përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve. Ndërsa në ditën pasardhëse ishte mundësi e mirë të takoj homologët nga Kroacia dhe Bullgaria, Andrej Plenkovic dhe Nikolay Denkov, e Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans”, shkruan Kurti.
Kryeministri njofton se panelet e diskutimit për Dialog Diplomatik, mes shumë personalitetesh, ishte pjesëmarrës së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ministrat e Jashtëm të Austrisë, Ukrainës dhe Sllovenisë, Alexander Schallenberg, Dmytro Kuleba dhe Tanja Fajon, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës për punë të jashtme, Ignazio Cassis, dhe ish ministrin e Çështjeve të Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir.
“Mes miqsh, si Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Marokut, Nadia Fettah Alaoui, Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, ish Sekretari për Punë të Jashtme të Britanisë, David Milliband, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Juergen Voegele, dhe ekonomistja e ish Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarja Ekzekutive e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën, Vera Songwe biseduam në panelin e diskutimit “Përputhja e financave me nevojat”, ku edhe pata nderin të mbaj fjalën hyrëse”, shkruan tutje Kurti.
Ai thotë se mesazhet që i ndau me miqtë ishin ato të historisë sonë të suksesit, si një shtet që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, ku progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, e në qëndrueshmëri e cila është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional.
“Mesazh ky që u vlerësua e fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e nivelit të lartë në panelin mbi ekonominë, si Sekretari David Cameron dhe Ministri Barth Eide. Theksuam edhe se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook. /RTK
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...