Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim oficerë të lartë që ndjekin Kolegjin Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, Royal College of Defence Studies (RCDS) të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në një komunikatë për media.
Kosova rreshtohet me demokracitë dhe vlerat demokratike dhe është partner i besueshëm i miqve të saj që ndajnë të njëjtat vlera, tha kryeministri. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve me shtetet mike e partnere, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Bashkimin Evropian e NATO-n, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Ai theksoi synimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s, ndërsa veçoi rritjen e buxhetit për mbrojtje për 52 për qind.
Lidhur me situatën e sigurisë në rajon, pas agresionit dhe invazionit të Rusisë në Ukrainë, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri.
Duke theksuar se zhvillimi ekonomik dhe siguria shkojnë paralelisht, kryeministri foli për luftën kundër korrupsionit dhe transparencën e Qeverisë në të gjitha proceset, me theks të veçantë në shpenzimin e fondeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë për të tërhequr më shumë investime të huaja direkte, për zhvillim më të hovshëm socio-ekonomik.
Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendës Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber, Atasheu i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nënkolonel Matthew Walker, si dhe kolonel Ejup Maqedonci./arbresh.info/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...