Kryeministri, Albin Kurti, tha se Kosova nuk ka fat tjetër përveç Bashkimit Evropian, dhe nuk ka kontinent tjetër përveç Evropës.
Ai ka përsëritur qëndrimin se Serbia provokoi gjithë ato situata në veri të vendit.
“E njoftova për gjendjen në pikat kufitare 1 dhe 31, Bërnjak dhe Jarinjë. Serbia provokoi me forcë me automjete luftarake dhe përveç këtyre ka angazhuar aeproplan luftarak dhe helikopterë rus. Sulmi erdhi pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, dhe paraqitjen e këtij armatimi. Ne nuk kemi fat tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe nuk kemi kontinent tjetër përveç Evropës. Pres intensifikim të raporteve”, është shprehur Kurti.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës