Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se nesër do të pranojë Raportin e Progresit.
Ai theksoi se Kosova nuk është përgjegjëse për eskalimin e situatës në veri gjatë vitit 2023, duke e akuzuar Serbinë si shtet për këtë.
Kurti tha se bandat kriminale ishin ato që sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët.
“Kosova nuk ka asnjë faj sa i përket eskalimit të situatës në veri në vitin 2023. Ishin bandat kriminale të cilat sulmuan ushtarët e Kfor-it e gazetarë. Kosova nuk ka asnjë faj, ajo vetëm ka zbatuar ligjet. Nuk kane as serbët e Kosovës faj, ka faj Serbia si shtet. Kam ofruar që ta shkruaj draft statutin e Asociacionit nuk jam pranuar. Kam ofruar nënshkrimin e marrëveshjes, nuk pranoi pala tjetër, ofrova ta nënshkruajë bashkë me aneksin e zbatimit, nuk pranoi pala tjetër. Unë kërkoj ta nënshkruajë marrëveshjen bazike, pa e dorzu Millan Radoiqiqin te autoritetet e Kosovës, pa e tërhekë letrën nga Bërnabiq nuk e di se çfarë draft statusi duan ta shkruajnë. Nuk qitet çerrja para kuajve, nuk bëhet Asocioni pa prioritet. Mos folni për dialogun pa zbatimin e marrëveshjes bazike”, tha Kurti./Arbresh.info
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...