Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të programit evropian të masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA), ku ishte i ftuar si folës kyç.
Ceremonia në të cilën diplomuan 82 studentë nga 32 shtete u mbajt në ndërtesën historike Scuola Grande San Giovanni Evangelista në Venecia të Italisë.
Studentë të programit (EMA) për 20 vjet kanë vizituar Kosovën në fund të semestrit të tyre të parë për të parë nga afër realitetin e punës në terren për të drejtat e njeriut dhe gamën e gjerë të aktorëve që u kërkohet të rindërtojnë shoqërinë pas luftës, raporton Arbresh.info.
Gjatë këtyre vizitave studimore, studentët e programit janë mirëpritur për takim dhe diskutim nga kryeministri Kurti.
“Në adresimin e tij, ai u shpreh i nderuar me ftesën për të qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 27-të të programit. Ai tha se ky vit akademik përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm dhe që ndërlidhen njëra me tjetrën. Së pari, në dhjetor të vitit 2023 u shënua 75-vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që përbën dokumentin themeltar të të drejtave të njeriut, dhe së dyti këtë vit u shënua vizita e 20-të studentore e programit EMA në Kosovë për të marrë mësime të dorës së parë rreth promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit të shoqërisë në terma praktikë”, thuhet në njoftim.
Kurti tha se Republika e Kosovës sot, ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, përfaqëson një udhëtim të jashtëzakonshëm nga thellësia e represionit, aparteidit dhe gjenocidit deri në atë që jemi bërë tani, përfshirë: një fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Ai, shtoi se të Drejtat e Njeriut janë shpikja më e madhe e shekullit të 20-të dhe besnikëria jonë ndaj të drejtave të njeriut do ta përcaktojë fatin e shekullit 21, dhe se përmes tyre ne bëhemi ata që jemi, pra qenie njerëzore.
I pari i ekzekutivit kosovar, u bëri thirrje të sapo diplomuarve që të vazhdojnë të bëjnë pyetje, të jenë kureshtarë dhe të angazhohen pa ndalë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë.
Kryeministri Kurti në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala./Arbresh.info/
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...