Google ADS

Kurti: Kosova në dialog është palë e barabartë dhe jo temë

21:02 | 15 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Në këtë takim u bisedua për mbarëvajtjen e procesit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.
Kurti tha se në dialog Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë.

“Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”.

Në njoftimin e qeverisë u theksua se u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor.

I pari i Qeverisë së Kosovës konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit./arbresh.info/

Të ngjashme