Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në diskutimin në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës me titull “Ndërtimi i bashkëpunimit Ekonomik në Kohë të Vështira”.
32 muajt e qeverisjes së tij, Kurti i ka vlerësuar si të mira sa i përket ekonomisë, shkruan Arbresh.info.
“Brenda 10 ditëve do t’i arrij 2/3 e mandatit tim dhe këto kanë qenë 32 muaj të mirë më duhet të them, gjersa ne të gjithë kemi nevojë për rritje ekonomike duhet të kemi parasysh tri sfida kryesore që kanë ndodhru në nivelin, rajonal, lokal dhe global. Së pari , kërcënimet e sigurisë, së dyti: pabarazia sociale, kemi zhvillim por duhet ta shpërndani atë dhe e treta: Ndryshimet klimatike.”, tha Kurti.
Ai tha se gjatë këtyre dy vite e gjysmë qeverise, buxhetit të shtetit çdo vit i është shtuar një miliardë euro.
“Gjatë këtyre 2 e gjysmë viteve që jemi në psuhtet ne ja kemi dalë që të shtojmë çdo vit një milardë euro së paku në ekonominë tonë dhe paraardhësit tanë kanë pasur nevojë tri vjet për të shtuar një biliardë. Në 2020/2021 kemi pasur rritje ekonomike 10%, pastaj 5.2% dhe këtë vit do të kemi rreth 3.8% . Gjithashtu inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12% dhe ka rënë muajin e klauar në 3.3%”, u shpreh ai.
“Kosova nuk është vend i madh por është shembull i mirë, si liria bëhet zhvillim dhe antikorrupsioni bëhet rritje.”, tha ai.
Sipas Kurtit, organizatat e ndryshme ndërkombëtare,Kosova ka pasur progres të madh demokratik.
“Kemi pasur përparim sa i përket të drejtave të njeriut, lirisë së mediave, sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe ën këtë mënyrë, ekonomia jonë rritej sepse njerëzit kanë paguar më shuëm taksa dhe kanë kontribuar sepse e kanë parë se nuk kanë korrupsion, janë më optimist për të shpenzuar se sa për të kursyer që është mirë për veten e tyre dhe për ekonominë e vendit.”, tha ai./Arbresh.info/
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë