Kryeministri Albin Kurti tha se potenciali i Kosovës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit është i jashtëzakonshëm, ndërsa ka ritheksuar se 100 milionë euro investime në pesë vjetët e ardhshëm, ky sektor do të bëhet edhe më suksesshëm.
“Me fokusin e Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synojmë që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë”, deklaroi Kurti gjatë vizitës së një biznesi në Suharekë.
Deri tani, sipas kryeministrit, Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropë në zhvillim për numrin e studentëve në fushën e TI për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.
“Janë mbi 1500 kompani në këtë sektor. Mbi 78% e tyre eksportojnë shërbime. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021”, ka deklaruar Kurti, i cili bashkë me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, vizituan një kompani të TI-së në Suharekë.
Kjo kompani siç u tha është hapur në vitin 2017, e cila ofron një varg shërbimesh në fushën e teknologjisë së informacionit, me theks te tregtia Online (e-commerce) dhe programim. Ajo, sië thuhet në njoftimin e Qeverisë, ka rreth 50 punëtorë, prej të cilëve 11 janë angazhuar përmes platformës së dizajnuar dhe financuar nga ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, SuperPuna.
Sylvinho: Nuk kemi bërë mirë as unë e as lojtarët, duhet të ...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos
Menaxheri i Melinda Ademit konfirmon lidhjen e tyre të dashu...
Si t’i përdorni të bardhat e vezës për flokët dhe lëkurën
Uzuni “i mërzitur” që nuk e goditi penalltinë, k...
Nesër pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luc...