Kryeministri i vendit, Albin Kurti në hapjen solemne të selisë së re të Shoqatës Bereqeti në Lipjan, u ka shprehur mirënjohje të thellë delegacionit të Katarit për bamirësinë e vazhdueshme ndërsa ka uruar që të vazhdoj të shtohet bereqeti.
“Në botën që po jetojmë roli i fesë nuk është ndryshuar. Feja vazhdon të ekzistoj si një nga dimensionet e rëndësishme shoqërore. Islami mbetet unik sa i përket humanizmit e bamirësisë”, tha Kurti.
Në mesin e sfidave që po përballet bota, Kurti përmendi lajmet e rrejshme si një nga sfidat më të mëdha që po ndodh në vend.
Sipas tij, Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtësisë barazisë e dinjitetit njerëzor ndërsa ka përmendur rritjet e pensioneve, shtesat për lehonat dhe fëmijët e të arriturat e tjera të qeverisë.
“Ftojmë qytetarët që të përfshihen në ndërmarrjet sociale që punësojnë persona nga kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Qeveria ka mbështetur Shoqatën Bereqeti me 370 mijë euro është mbështetur në kuadër te programeve të rimëkëmbjes.” tha Kurti teksa potencoi se i beson vazhdimisht shoqatës Bereqeti.
“Bamirësia nuk është vetëm akt dhurimi por është forcë qe lidh zemrat. Bamirësia nuk pakëson por shumëfishon. Bamirësia nuk sforcon por forcon”, u shpreh në fund Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE: