Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës së bashku me ministri e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media.
Kurti në këtë konferencë ka konfirmuar raportimin e portalit Arbresh.info, ku tha se krimineli Millan Radojçiq, po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë.
Lexo edhe:
EKSKLUZIVE/Serbia është duke stërvitur rreth 300 trupa, planifikon ta sulmojë Kosovën në janar
“Pas sulmit terrorist e kriminal, Millan Radojçiq u liruar nga Gjykata Serbe në kohë rekorde. Ai është duke vazhduar përgatitjet për sulme tjera në vendin tonë, bashkë me disa pjesëtarë të Organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, tha Kurti.
Kurti tutje tha se Radojçiq po mban takime të rregullta me pjesëtarë të sigurimit sekret serb.
Arbresh.info, ditë më parë (më saktësisht më 18 dhjetor), ka marrë informacione nga burime ndërkombëtare se Aleksandar Vulin me miratimin e presidentit serb, Aleksandar Vuciq dhe strukturave të tjera inteligjente të ushtrisë dhe policisë serbe, në krye me Milan Radojciq, janë duke organizuar, stërvitur dhe armatosur trupa paramilitarë me qëllimin që gjatë muajit janar të futen në territorin e Kosovës.
Poashtu, nga burimet ndërkombëtare, Arbresh.info ka mësuar se në Serbi janë duke u stërvitur 250-300 trupa, ndër ta ka edhe forca speciale të ushtrisë serbe, kriminelë të rrethit të Radojçiqit dhe disa mercenarë rusë, të cilët e përbëjnë këtë grup.
Ndryshe, Millan Radojçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës heroi, Afrim Bunjaku.
Radojçiq është futur në listën e kuqe të Interpolit, si person në kërkim ndërkombëtar.
Më 19 tetor Parlamenti Evropian (PE) votojë pro ose kundër një Projekt-Rezolute për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për sulmin terrorist në fshatin Banjskë.
Kjo rezolutë e iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE.
Projekt-Rezoluta, e cila ka 29 pika, dënon ashpër “sulmin terrorist” ndaj policëve të Kosovës nga një “bandë e armatosur serbe në mes të operacionit më të madh të kontrabandës së armëve” në Banjskë në veri të Kosovës, i cili ndodhi më 24 shtator dhe rezultoi me vrasjen e një (Afrim Bunjaku) dhe plagosjen e dy policëve të Kosovës.
Të gjithë anëtarët e BE-së që nuk e kanë bërë tashmë këtë janë të ftuar të dënojnë gjithashtu këtë sulm. Gjithashtu shprehet keqardhje e thellë për viktimat dhe ngushëllime familjes dhe kolegëve të Afrim Bunjakut. Është vlerësuar bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë EULEX dhe KFOR në përgjigje të sulmit.
“Të gjitha palët kërkohen që të qetësojnë situatën në veri të Kosovës dhe të shmangin çdo retorikë apo veprim që do të çonte në rritje të mëtejshme të tensioneve. Gjithashtu kërkohet që të vërtetohen të gjitha faktet për sulmin dhe monitorimi i kujdesshëm i hetimeve nga autoritetet kosovare. BE-së i kërkohet të mbështesë hetimin nga autoritetet e Kosovës, duke përfshirë mbështetjen nga EULEX-i. Autorët përgjegjës për këto sulme duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë. Autoritetet e Kosovës u kërkohet të zbulojnë të gjitha provat në lidhje me incidentin dhe që institucionet ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë EULEX-in, t’i vlerësojnë këto dëshmi. Serbia pritet të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin dhe që aktualisht banojnë në Serbi, në përputhje me ligjin, përfshirë ekstradimin e tyre në Kosovë”, thuhet në Rezolutë./Arbresh.info/
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...