Google ADS

Kurti konfirmon mos shkuarjen në takimin e Edi Ramës

08:48 | 17 Korrik 2023
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do ta zhvillojë sot një takim informal me krerët e rajonit dhe komisionarin për Zgjerim në Bashkimin Evropian Oliver Varhely, lidhur me Procesin e Berlinit.

Zëdhënësi i Qeveris, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se në këtë takim nuk do të merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeziu, theksoi se Kurti nuk mund të marrë pjesë për shkak se më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

Kryeziu, potencoi se kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Tiranë.

Postimi i plotë:

Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023./Arbresh.info/

Të ngjashme