Kurti: Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje

20:12 | 29 Dhjetor 2023
KRG

Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, ka thënë se Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe e artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare.

Sipas tij, si e tillë kjo mbledhje historike pati rol determinues në statusin politik të Kosovës dhe u bë një ngjarje referenciale edhe në periudhat e mëpastajme e deri më sot.

“Mes historianësh dhe studiuesish brezash të ndryshëm, diskutuam sot për Konferencën e Bujanit, në 80-vjetorin e kësaj ngjarje aq të rëndësishme për historinë moderne të Kosovës. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën e kaluam drekën në Prishtinë me historianët dhe studiuesit: Liman Rushiti, Gazmend Rizaj, Bejtullah Destani, Durim Abdullahu, Mrika Limani – Myrtaj dhe Alban Dobruna. Duke e përplotësuar njëri tjetrin, folëm për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, për rrymat e ndryshme politike dhe për figurat politike të asaj kohe. Gjithashtu biseduam për gjendjen, trendet dhe perspektivat e studimeve historike të historiografisë shqiptare”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Ai ka kujtuar se në këso kohe, plot 80 vite më parë, më 31 dhjetor të vitit 1943 dhe gjatë dy ditëve pasuese më 1 dhe 2 janar 1944, i zhvilloi punimet Konferenca e Bujanit.

Kryeministri Kurti ka thënë se nga kjo konferencë doli një rezolutë e nënshkruar nga 49 delegatët pjesëmarrës, e në të cilën shkruhej që: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë.”

“Konferenca e Bujanit u mbështet në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe e artikuloi vullnetin politik të shqiptarëve në një kohë vendimtare. Si e tillë kjo mbledhje historike pati rol determinues në statusin politik të Kosovës dhe u bë një ngjarje referenciale edhe në periudhat e mëpastajme e deri më sot. Për studimin e historisë politike të Kosovës dhe për kultivimin

Të ngjashme