Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportin e fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku tha se Kosova ka progres të jashtëzakonshëm krahasuar me atë të vitit 2019.
Këto komente Kurti i bëri gjatë një interviste për DW, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.
“Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”, ka thënë Kurti./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030