Google ADS

Kurti: KFOR-i i pa gjurmët, e habitshme që s’e reagoi, s’ka dalë me deklaratë zyrtare për vendin ku ndodhi kidnapimi

09:39 | 15 Qershor 2023
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i habitur edhe me faktin që KFOR-i ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Po ashtu gjatë konferencës Kurti ka prezantuar edhe një hartë, nëpërmjet të cilës ka treguar se kidnapimi i policëve të Kosovës ka ndodhur thellë në territorin e Kosovës.

Kurti ka deklaruar se ka biseduar të mërkurën me aleatët amerikanë dhe ka thënë se u ka kërkuar atyre informacione nga KFOR-i mbi ngjarjen e së enjtes.

“Këtu kemi edhe fotografitë e rrugës së prerë në të cilën shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia. Nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi por për kidnapim në Kosovë. Është bërë për t’i ndalur 16 shtigjet e kontrabandës që janë ndalur vitin e kaluar. Nuk bëhet fjalë për arrestim në territorin serb”.

“Kjo fotografi tregon për pretendimet e rrejshme të Serbisë. Ka qenë edhe KFOR-i dhe janë gjetur gjurmët e çizmeve në drejtim të Serbisë dhe janë gjetur prangat e plastikes. Si është e mundur që janë arrestuar në Serbi kur prangat janë në këtë vend. Është e çuditshme që ende nuk del zyrtarisht me ndonjë reagim KFOR-i, pse KFOR-i ende nuk del me shpjegim zyrtar për këtë gjë. Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrenë policët është brenda territorit të Kosovës”.

“Aty janë njësitë SAI dhe Kobra që duket se njëherë kanë bërë vëzhgim e më pas kidnapim. Arrestim ka bërë Policia e Kosovës me Milenkoviq ndërkaq vetë policët kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë për këtë arrestim të tyre dhe luftën kundër korrupsionit”

“Të gjitha këto i ka edhe KFOR-i, ne me partnerët i ndajmë informatat mirëpo heshtja e tyre nuk i kontribuon as deeskalimit, as hetimit e as drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmen të mos kemi kurrfarë deklarate zyrtare. Mund të ketë shkelje të rezolutës, por është komandanti i KFOPR-it që gjithmonë e përmend këtë rezolutë. Pyetja duhet të i bëhet atij sepse e ka shpeshtuar përmendjen e kësaj deklarate”.

“Unë mbrëmë kam pasur bisedë me të dy edhe me Escobar edhe me Hovenier, me të cilët diskutuam situatën e sigurisë dhe u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjell informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mirëpo asnjë informacion. Ne kemi shkuar vetëm me informacionet e Kosovës të vërteta”.

“Serbia bën përpjekje për ta deformuar kidnapimin në Kosovë, ky është cenim i sovraniteti, unë do i takoj edhe sot gjatë ditës, ndërkohë jemi në kontakt edhe me zyrën e Kosovës në Beograd për t’i vizituar ata në burgun ku po mbahen”, tha Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme