Google ADS

Kurti: Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Republikën tonë

10:24 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti sapo ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Kurti tha pas hedhjes së votës se dalja e qytetarëve në këto zgjedhje do të jetë e lartë, shkruan arbresh.info.

“Posa përfundova të drejtën demokratike dhe obligimin qytetar për të votuar në këto zgjedhje që janë shumë të rëndësishme për Republikën tonë. Nga këto zgjedhje do të dal legjislatura e gjashtë dhe qeveria e re e Kosovës. Duket se dalja e qytetarëve do të jetë massive, moti ështëi  përkryer. Nuk është as shumë shi që qytetarët të rrijnë në shtëpi, nuk është as mot shumë i nxehtë që të ikin nga vendet e tyre. Urime”, ka thënë Kurti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme