Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë për rritje të pensioneve në 100 euro, pensionet familjare dhe invalidore të punës për 11 për qind si dhe pensionin e aftësisë së kufizuar në 33 për qind.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti premton se këtë vit është në plan të Qeverisë së Kosovës fillimi edhe i reformës së sistemit pensional, shkruan arbresh.info.
“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë. Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, shkruan Kurti.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen që po mbahet ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori të cilat kanë qenë nën shumën 100 euro tani do të jenë 100 euro..
Në fjalën e tij, ministri i Financave Hekuran Murati tha se vendimi për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në shumën 100 euro është e përhershme pas shtesave që ishin bërë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...