Google ADS

Kurti këshillon opozitën: Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej…

19:51 | 11 Qershor 2021
L G

Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, i është përgjigjur kritikave të liderëve të opozitës, duke ironizuar me tematikat që shtjelluan gjatë fjalimeve të tyre për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti po ashtu ka ironizuar me kritikat e liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

“S’mund të përmbush pritjet e PDK-së sepse jam zgjedhur për të kundërtën”, është shprehur Kurti.

Kurti komentoi edhe kritikat e shprehura nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“U kërkua të vijmë me platformë. Nuk jam duke e vazhduar punën paraprake. Çfarëdo platforme për dialogun e ri para takimit është gabim. Kur e përpilon e pranon dialogun. Ju keni bërë kësi gabime dhe na keni pru në këtë situatë”, është shprehur Kurti.

Komente pati edhe për kritikat e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

E pas përfundimit të ankesave na ana e opozitës, Kurti krejt në fund të fjalimit të tij pati edhe një këshilli për opozitarët.

“Mos më akuzoni padrejtësisht, edhe mos harroni që s’harrojmë. Mos më rrëzoni edhe një herë, se mandej.. Faleminderit”, deklaroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme