Google ADS

Kurti kërkon të forcohen sindikatat e punëtorëve dhe të mbrohen të drejtat e tyre

12:07 | 21 Nëntor 2019
M. A.

“Mbështetja dhe fuqizimi I organizimit sindikal”, është tema që Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkëbisedoi me përfaqësues të sindikatave në Kosovë.

I propozuari për kryeministër të Kosovës, Albin kurti, u tha të pranishmëve se në qeverinë e tij do të gjejnë mbështetje çfarë nuk e kanë pasur me asnjë qeveri deri  me tani.

“Te qeveria jonë do të gjeni partneri çfarë nuk e keni pas asnjëherë me asnjë qeveri që nga vitet e pasluftës.

Kurti tha se sindikatat e punëtorëve duhet të forcohen sepse të drejtat e punëtoreve mbrohen  më së miri kur sindikatat janë të fuqishme.

“Kontratat ne vendin e punës, respektimi i orarit, paga minimale, pushimi e të drejtat te tjera duhet të garantohen nga shteti por duhet të sigurohen nga sindikatat. Shkeljet e vogla nuk duhet neglizhuar duhet të ndaluar. Kur kemi raportim për shkelje të vogla ndalohen ato të medhajat”.

Kurti ka thënë se duhet të bëhet një studim i thellë për të përcaktuar pagën minimale për sektorë të ndryshëm.

“Në dukje vendim i thjeshtë por caktimi i drejt i pagës minimale është më kompleks. Është i nevojshëm një studim para se të  merren vendimet”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme