Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit ku po përfaqëson Kosovën.
Në fjalën e tij, Kurti njoftoi se duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Arbresh.info.
“Një paradoks u ngrit në janar të këtij viti kur qytetarët e Kosovës fituan udhëtimin pa viza në BE, por ende nuk kishin lirinë e lëvizjes në Bosnje dhe Hercegovinë. 7.Ndërsa entiteti Republika Srpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë për lëvizje të lirë me ID, që vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në Parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës.”, ka bërë të ditur ai.
Ai po ashtu ka theksuar se është koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat.
“Në këto tre vitet e gjysmë të fundit kemi pasur rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progres demokratik dhe stabilitet institucional duke menaxhuar me sukses disa kërcënime serioze të sigurisë.Njohja e përparimit dhe arritjeve të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së për zgjerimin dhe vlerat e saj.”, tha kryeministri Kurti.
Fjalimi i Kryeministrit Kurti në 10 vjetorin e Procesit të Berlinit:
I nderuar Kancelar Scholz,
I nderuar President von der Leyen, Anëtarë të Procesit të Berlinit,
7.Ndërsa entiteti Republika Srpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë për lëvizje të lirë me ID, që vendi im ishte i pari në rajon që e ratifikoi në Parlament, unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kancelar Scholz, Presidente von der Leyen, Pas dy muajsh do të shënojmë dy vjet që kur Kosova aplikoi për anëtarësim në BE. Derisa ne shpallim se zgjerimi është kthyer në agjendë, është koha e fundit që Kosova të marrë statusin zyrtar kandidat. Në këto tre vitet e gjysmë të fundit kemi pasur rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progres demokratik dhe stabilitet institucional duke menaxhuar me sukses disa kërcënime serioze të sigurisë.Njohja e përparimit dhe arritjeve të Kosovës po ashtu afirmon përkushtimin e BE-së për zgjerimin dhe vlerat e saj. faleminderit./Arbresh.info/
My address on the 10th anniversary of the Berlin Process:
Dear Chancellor Scholz,
Dear President von der Leyen,
Members of the Berlin Process,1.The Berlin Process began in August 2014, shortly after EU enlargement was paused and Russia annexed Crimea.
2.Ten years later,… pic.twitter.com/LuETktUk9Q— Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2024
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024