Google ADS

Kurti kërkon durim nga burrat: Gratë e luftojnë njëra tjetrën, më pak e mbrojnë

15:15 | 7 Mars 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë debatit parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri kërkoi bashkëpunim për vatrat e solidaritetit gjinor.

“Gratë e luftojnë njëra tjetrën, më pak e mbrojnë, por së fundi po ndryshon”, deklaroi Kurti.

Ai e vlerësoi mjaftë të rëndësishëm edhe emancipimin e burrave.

“Edukimi i burrave është më i nevojshëm. Duhet të nxitim një kulturë të durimit te burrat”, deklaroi Kurti.

Sipas tij duhet të angazhohet për më shumë pjesëmarrje të grave, jo vetëm përfshirje dhe inkuadrim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme