Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur lidhur me kërcënimet nga Serbia.
Ai tha se kur në Europë po zhvillohet një luftë, Serbia po kërcënon dhe se Kosova është përgjigjur duke e rritur buxhetin për ushtri dhe duke u armatosur e shtuar ushtarët, shkruan Arbresh.info.
Kurti shtoi se në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria duke mbyllur 27 rrugë ilegale, shkatërruar nëntë laboratorë droge, të kriptovalutave dhe depo të armatimit, dhe janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit.
“Në kohën kur kemi luftë në Evropë, dhe kërcënime të sigurisë nga fqinji veriorë, jemi përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtri dhe trefishim për buxhetin për armatim. Blemë dronët bajraktar dhe prokurua mreketët anti-tankë. Ndërkaq, në kazerma ka mbi 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrut të rijnë. Në veri të vendit tonë është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur27 rrugë ilegale dhe janë shkatërruar nëntë laboratorë droge atje, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Për të rritur sigurinë, janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit”, ka theksuar Kurti./Arbresh.info/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...