Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria është e përkushtuar për hapjen e vendeve të reja të punës dhe sipas tij kjo arrihet me mbështetjen e mërgatës.
Në fjalën e tij të rastit gjatë lansimit të “Dritarja për Investime të Diasporës”, kryeministri u shpreh kjo e lehtëson financimin e bizneseve që të zgjerohen edhe në Kosovë, raporton Arbresh.info
“Me këtë po e krijojmë një mundësi ta shëndndërrojmë mërgatën tonë në nga investitor pasiv e instrumente financiare dhe tërthorazi, në investitor që investojnë drejt për drejtë në vendlidnje. Po e hapim këtë dritare për të mundësuar investimin dhe zgjërimin edhe në Kosovë. Do të garantohet kredia investuese deri në 3 milionë euro ndërsa e tërë dritarja e paraparë që të arrijë deri në 100 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.
“Pra një bashkatdhetar që tani dëshiron të investojë në Kosovë e ka shumë më të lehtë për mundësi kreditore”, theksoi ai.
Sipas Kurtit, përvec investimeve mërgata do të sjell edhe kulturën e atij vendi ku jeton që reflekton në planifikim.
Po ashtu, kryeministri u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të kthehen për të jetuar në Kosovë sepse sipas tij, jetesa këtu tani është e mirë.
“Kemi shumë rastë kur bashkëatdhetëaret po kthehen për të investuar e jetuar. Nga regjistrimi i popullsisë doli se numri i banesave janë të zbrazura sepse janë të blera nga mërgata dhe kjo i bjen se ata po investojnë në patundshmëri”, tha Kryeministri.
Mes tjerash, Kurti shtoi se deri në vitin 2030 në Kosovë do të jenë 2 milionë banor.
“Në Kosovë ka vend edhe për më shumë popullsi, punë, jetesë e zhvillim”, tha Kurti./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...